Kalendari

“Nuk erdhi Veliu” me dedikim humanitar

Grupi i njohur Teatral nga Cyrihu  “Aktrimi” rikthen në skenë  shfaqjen “Nuk erdhi Veliu”. Këtë rikthim të komedisë që ka korrur sukses të konsiederueshëm  gjatë një numri reprizash, trupa teatrore e bën për të ndihmuar të riun kumanovar Shkëlqim Zimberin. Ai ka nevojë për një intervenim kirurgjikal në Vjenë të Austrisë.
Jeta e të riut varet nga angazhimi ynë, të mos lejojmë të fiket në moshën më të mirë! Shfaqja jepet më 27 shkurt në lokalet e shoqatës “Sharri” në Romanshorn (TG) dhe më 28 shkurt në lokalet e QKISH në Kreuzlingen. Të dyjat me fillim në orën 19.30.