Kosova
75 milionë euro Kosova përfitoi për energji nga marrëveshja IPA 2023
Sot, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka nënshkruar marrëveshjen IPA 2023 me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilën Kosova do t’i përfitojë 75 milionë euro, të cilat janë të dedikuara për fushën e energjisë, përcjell albinfo.ch.
Bislimi tha se ky program përbën një hap tjetër të Kosovës drejt integrimit evropian. Bislimi tha se marrëveshja hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, derisa 68 milionë euro do të barten në buxhetin e shtetit shumë shpejt, kurse 7 milionë vitin tjetër.
“Sot e nënshkruam marrëveshjen financiare IPA 2023, e cila i është dedikuar financimit në fushën e energjisë. Ky program përbën një hap tjetër drejt integrimit evropian dhe dëshmon përkushtimin tonë ndaj vlerave dhe standardit evropian. Nga ky program Kosova fiton 75 milionë euro, të cilat do të na ndihmojnë në kalimin e krizës energjetike”, tha Bislimi. “Marrëveshja hyn në fuqi sot dhe menjëherë do të bëjmë kërkesë për disbursim të 90 për qind të fondeve të parapara me këtë marrëveshje, të cilat kalojnë në buxhetin e shtetit, ndërsa 7 milionë euro vitin e ardhshëm. Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm në kuadër të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha tutje Bislimi.
E ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Bashkimi Europian është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në tranzicionin energjetik dhe në bërjen e sistemit të qëndrueshëm energjetik.“Marrëveshja vetëm se është nënshkruar nga përfaqësuesit e Komisionit Europian në Bruksel dhe unë nuk kam qenë në gjendje të nënshkruaj asgjë sot, sidoqoftë jam shumë i kënaqur që jam sot këtu që të jem dëshmitar i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ku BE-ja i ofron 75 milionë euro që Kosova të tejkalojë krizën energjetike”, tha ai. Tutje ambasadori Szunyog tha se paketa energjetike e Kosovës paraqet grupet më të cenueshme të shoqërisë të bizneseve.
“Paketa energjetike e Kosovës paraqet grupet më të cenueshme të shoqërisë të bizneseve, më së pari është ndihmë financiare e të gjithë amvisërive. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në tranzicionin energjetik dhe të implementojmë strategjitë energjetike dhe të bëjmë sistemin energjetik të Kosovës të qëndrueshëm, por gjithashtu edhe më të gjelbër”, shtoi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








