Shkurt.ch
75 franga për kthimin e mbiemrit të vajzërisë
Ndryshimet i ka miratuar parlamenti para rreth një viti, duke pasur për qëllim barazimin e bashkëshortëve para ligjit
Duke filluar nga një janari i vitit 2013 në Zvicër do të hyjë në fuqi një rregullim i ri i të drejtës së emrit. Këshilli Federal ka bërë sot të njohura rregullat e zbatimit ku hyjnë edhe ndryshimet e emrit. Me të renë, kur një grua dëshiron të kthejë mbiemrin e vajzërisë që e ka marrë në bazë të martesës, duhet të paguajë 75 franga. Kjo shumë i korrespondon asaj që paguhet për ndryshimin e mbiemrit me rastin e shkurorëzimit.
Ndryshimet e përmendura i ka miratuar parlamenti para rreth një viti, duke pasur për qëllim barazimin e bashkëshortëve para ligjit. Me të renë, të dy bashkëshortët, në parim mbajnë mbiemrat e tyre. Kështu, në të ardhmen nuk do të ketë mbiemra të dyfishtë të tipit Leutenegger Oberholzer. Megjithatë, të porsamartuarit mund të deklarojnë se do të mbajnë mbiemrin e burrit ose gruas si mbiemër të përbashkët familjar. e njëjta gjë vlen edhe për çiftet homoseksuale.
Fëmijët e prindërve të martuar mund të mbajnë mbiemrin e përbashkët familjar ose, në rast se prindërit kanë mbiemra të ndryshëm, njërin nga mbiemrat e tyre të para martesës. Bashkëshortët mund të vendosin për mbiemrin e fëmijëve të tyre.
Në rast se bashkëshortët në rastin e lidhjes së martesës nuk janë deklaruar se cilin mbiemër do ta bartin fëmijët e tyre në të ardhmen, ata duhet që me lindjen e fëmijës së tyre të parë të deklarohen me shkrim në zyrën civile për këtë gjë.
E-Diaspora
-
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën Në Berlin shënohet Epopeja e UÇK-së me një mbrëmje festive për diasporën... -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










