Kosova

74 raste të kërcënimeve e sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se përgjatë vitit 2023 janë raportuar 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët dhe mediat.

“Në këto 74 raste, 30 raste janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe mediave në veriun e Republikës së Kosovës, teksa pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene të ndryshme”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Tutje u bëhet thirrje gazetarëve të mos hezitojnë në raportimin e rasteve ku pengohet puna e tyre.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bënë thirrje kolegëve dhe mediave që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre, pasi që vetëm në këtë mënyrë përgjegjësit e këtyre veprimeve mund të përballen me drejtësinë”.

Mes tjerash AGK-ja u bënë thirrje Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave të Republikës së Kosovës që të mos i neglizhojnë rastet e gazetarëve e mediave, por që t’i trajtojnë ato me prioritet në mënyrë që personi/at të mbahet/n përgjegjës për veprimet e tyre, përcjell albinfo.ch.