Shkurt.ch
Iniciativë kundër Institutit për Studime Islame në Freiburg
SVP druan se Kantoni i Friburgut dikur do të mund të fillonte në këtë universitet edhe shkollimin e imamëve
SVP/UDC e kantonit të Freiburgut është duke lancuar një iniciativë popullore kundër Institutit për studime islame në Universitetin e Freiburgut. Këtë vendim e ka marrë kryesia qendrore e kësaj partie.
Instituti i përmendur ose siç emërtohet Qendra për studime islame dhe shoqërore në kuadrin e Universitetit të Freiburgut, ka filluar punën në fillim të këtij viti. Ai punon në kuadrin e Fakultetit Teologjik dhe studimet në të janë të orientuara në kërkimet për islamin dhe për dialogun ndërreligjioz, thuhet në universitet.
SVP druan se Kantoni i Friburgut dikur do të mund të fillonte në këtë universitet edhe shkollimin e imamëve. Kjo parti në komunikatën e saj siguron se iniciativa nuk është e drejtuar kundër myslimanëve. Sipas drejtorit të institutit, Hansjörg Schmid nuk bëhet fjalë për ndonjë shkollë të kuranit që shkollon imamë por për një qendër që promovon debatin kritik mbi islamin dhe me këtë synon integrimin e myslimanëve
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











