Shkurt.ch
70 artistë të filmit kundër ashpërsimit të ligjit të azilit
"Azilkërkuesit përbëjnë vetëm 0.6 për qind të banorëve të Zvicrës dhe nuk është mirë që të ata të trajtohen si fajtorë kujdestarë"
Një grup prej 70 punëtorësh zviceranë të filmit, janë rreshtuar në mesin e kundërshtarëve të rishikimit të ligjit të azilit. Ata kanë nëshkruar një peticion përmes të cilit kërkojnë nga votuesit zviceranë që ditën e referendumit gjithëpopullor që mbahet më 9 qershor, të votojnë kundër rishikimit, gjegjësisht ashpërsimit të ligjit të përmendur.
Ata u rekomandojnë votuesve që të dielën të japin një “Jo të përzemërt”, shkruan nzz.ch. Në mesin e artistëve që shprehen kundër ashpërsimit të ligjit mbi azilin janë edhe regjisori nga Gjeneva Alain Tanner Ursula Meier etj.
Në një komunikatë të publikuar të shtunën, punëtorët e filmit shkruajnë se ata nuk duan të jetojnë në një vend që “dita ditës po shndërrohet në një kështjellë”. Azilkërkuesit përbëjnë vetëm 0.6 për qind të banorëve të Zvicrës dhe nuk është mirë që të ata të trajtohen si fajtorë kujdestarë për problemet e vendit.(nzz.ch)
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










