Lajme
70.000 kërkesa për kompensim nga fondi prej 20 miliardë frangave
Personat e vetëpunësuar mund të aplikojnë për kompensim në fondet e kompensimit AHV. Këtë mund ta bëjnë vetëm nëse u është dashur të mbyllin biznesin e tyre me urdhër të Qeverisë Federale
Deri më tani, më shumë se 70.000 njerëz të vetëpunësuar në Zvicër kanë aplikuar me kërkesën për kompensimin nga fondi i përfitimit për bizneset e vogla dhe të mesme, të dëmtuara nga koronavirusi.
Kjo është bërë e ditur nga konferenca e fondeve të kompensimit kantonal AHV, shkrua srf.ch.
Personat e vetëpunësuar mund të aplikojnë për kompensim në fondet e kompensimit AHV. Këtë mund ta bëjnë vetëm nëse u është dashur të mbyllin biznesin e tyre me urdhër të Qeverisë Federale, transmeton albinfo.ch. Të gjithë personat e tjerë të vetëpunësuar që kanë pasoja financiare nga masat federale, por të cilëve nuk u është ndaluar ushtrimi i profesionit të tyre, nuk kanë të drejtë të aplikojnë.
Kjo ka shkaktuar kritikë ndaj kësaj mase të marrë nga qeveria.
Rreth një e treta e 20 miliardë frangave zvicerane që janë vënë në dispozicion të NVM-ve në formën e garancive për t’u marrë me krizën e koronës tashmë janë zotuar për përfituesit e marrëveshjeve të huasë.
Një total prej rreth 31.850 kredi janë dhënë deri të dielën në mbrëmje, ka deklaruar sot për mediat në Bernë Erik Jakob, kreu i Drejtorisë për Promovim në Sekretariatin Shtetëror për Cështjet Ekonomike Seco. Nuk përjashtohet mundësia që shuma të rritet.
Gjithsej 6.6 miliardë CHF janë dhënë në kuadër të marrëveshjeve të huasë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa mesatarja e kredive të dhëna është 207.000 franga.
Këtu është fjala për kreditë që nuk e kalojnë shumën prej 500 mijë frangave.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











