Shkurt.ch
7 vjet e 3 muaj burg kosovarit për tentim vrasjeje të tre personave
Në dhjetor të vitit 2007 para lokalit “Rondo” në Oensingen kishte qëlluar në drejtim të tre personave. Sipas gjykatës, vetëm fati i ka shpëtuar personat në fjalë nga plagosja ose edhe nga vrasja
Gjykata e lartë e Soloturnit ka marrë vendimin: kosovari me emrin Bojan* (emri i shifruar, sipas burimit) dënohet me 7 vjet e tre muaj burg për tentim vrasje të tre personave, shkruan solothurnerzeitung.ch. Dorasi, sipas vendimit gjyqësor, e ka marrë në konsideratë edhe vdekjen e personave drejt të cilëve ka qëlluar me armë zjarri, në vitin e largët 2007.
Bojani është ankuar në Gjykatën e Lartë (kantonale) kundër shkallës së parë, e cila e kishte dënuar atë me 8.5 vjet heqje lirie, transmeton albinfo.ch. Dënimi i ishte shqiptuar pasi që ishte konstatuar se ai, në dhjetor të vitit 2007 para lokalit “Rondo” në Oensingen kishte qëlluar në drejtim të tre personave. Sipas gjykatës, vetëm fati i ka shpëtuar personat në fjalë nga plagosja ose edhe nga vrasja.
Por krejtësisht ndryshe e shpjegon rastin avokati i kosovarit. Sipas tij, këtu nuk kemi aspak të bëjmë me tentim vrasje. Klienti i tij ka dashur vetëm t`i frikësojë personat që i kishte gjuajtur. Po të dëshironte, ai mund t`i qëllonte dhe t`i vriste, pasi që ishte vetëm një metër e gjysmë larg tyre. Po ashtu, sipas tij, Bojani kishte shtënë me armë duke dashur të mbronte shokun e tij, i cili ishte sulmuar nga tre të përmendurit.
Por sipas kryetarit të trupit gjykues, qëllimi i të akuzuarit nuk luan asnjë rol në këtë rast. Fakti është se ai, duke shtënë me armë zjarri gjashtë herë në drejtim të viktimave, ka shkaktuar rrezik të madh.
Me anë të vendimit gjyqësor është pranuar se Bojani nuk ka pasur qëllim vrasjen por se e ka marrë në konsideratë edhe atë, si të mundshmme kur ka qëlluar në drejtim të tri viktimave. Kjo e shndërron veprën e tij nga tentim vrasjeje me paranenduim, siç e kishte gjykuar shkalla e parë, në tentim të thjeshtë vrasjeje.
- Emrat si Bojan në këtë rast, ashtu si dhe emra tjerë serbë, shpeshherë për mungesë informimi ose ndonjë arsye tjetër, figurojnë në mediat zvicerane kur përdorin emra të shifruar të shtetasve kosovarë të akuzuar ose të gjykuar. Në të shumtën e rasteve bëhet fjale për shtetas kosovarë me kombësi shqiptare. (red.)
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












