Integrimi
7 vjet burg kosovarit, për privim nga liria të gruas
Ai e kishte mgujuar për vite të tëra brenda banesës ndërkohë që mbante një bashkëshorte tjetër, zvicerane

Gjykata Federale e Zvicrës e ka vërtetuar fajësinë e kosovarit, të dënuar më parë nga një gjykatë e Cyrihut me shtatë vet burg për privim nga liria të partneres së tij. Ai e kishte mbajtur atë për vite të tëra të mbyllur brenda katër mureve ndërkohë që kishte një bashkëshorte tjetër, zvicerane.
Kosovari me shtetësi zvicerane, partneres së tij, njëherësh nënë e katër fëmijëve të përbashkët pas kthimit të saj nga shtëpia e gruas në vitin 2005 ia kishte ndaluar ta lëshojë pa lejen e tij banesën e përbashkët. Kosovari i ili punonte si taksist e vinte pushtetin e tij mbi gruan me rrahje dhe me kërcënime. Ndërsa gjatë dy qëndrimeve të tij disamujore jashtë Zvicrës,ai kishte instaluar kamera përgjimi në banesë. Gruaja mund të dilte vetëm në rastet kur partneri i saj shkonte të blinte me shumicë (për t`i ndihmuar) dhe kur e dërginte të pastrojë te bashkëshortja e tij e ligjshme zvicerane. E vetmee, me lejen e tij ajo mund të dilte nga shtëpia vetëm për të shkuar te mjeku dhe për të bërë pagesat. Si familje, dilnin të shëtisnin së bashku në mënyrë të rregullt.
Regjimi tiranik për gruan përfundoi vetëm në vitin 2008 kur njëra nga vajzat kishte alarmuar policinë për shkak se babai po ushtronte dhunë në familje.
Për veprat si, privim nga liria, shtrëngim, shkelje e detyrimeve për përkujdesje dhe edukim, Gjykata e Qarkut në Cyrih në vitin 2011 i kishte shqiptuar atij një dënim prej 11 vitesh burg. Ndërsa Gjykata e lartë e Cyrihut vitin e kaluar ia kishte zbritur atij dënimin nga 11 në 7 vjet.
Ankesës së bërë nga i dënuari i është përgjigjur shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, duke e vërtetuar dënimin e përmendur dhe duke hedhur poshtë ankesën e tij. Nga të gjitha veprimet që i ngarkohen ai ranon vetëm vendosjen e kamerës, gjatë kohës sa ndodhej në pushim. Por gjyqtarët e Lozanës kanë thënë se ai gjatë tri viteve të plota kishte ushtruar regjim dhune për të privuar partneren nga liria. Veçanërisht të rënda kishin qenë kërcënimet që ai ia kishte bërë në rast se nuk do t`i bindej. Ai po ashtu e ka rrahur rregullisht partneren dhe i ak shkaktuar edhe lëndime serioze. Për ketë arsye duket e kuptueshme që ajo i ishte nënshtruar për vite të tëra një izolimi të dhunshëm, përkundër faktit se dyert e banesës nuk ishin të mbyllura. Ndërsa vendosja e kamerës përgjues ishte vetëm edhe një theksim i shtrëngimit që ai ushtronte ndaj saj.
E-Diaspora
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve Rekomandoj kontrolle të rregullta të fëmijëve, gjithsesi para hyrjes në shkollë. Shumë sëmundje mund të shërohen...
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri