Integrimi
7 vjet burg anëtarit të bandës së plaçkitësve “Pink Panther”
Anëtarët e bandës "Pink Panther" janë nga vende të Ish Jugosllavisë. Atyre u ngarkohen mbi 100 sulme me grabitje nëpër shitore të stolive nëpër Evropë
Të premten një gjykatë e Lozanës ka dënuar me shtatë vjet burg për grabitje të kualifikuar, një pjesëtar të bandës “Pink Panther”, bandë kjo e specializuar për plaçkitjen e dyqaneve të stolive.
I dënuari, një serb 38 vjeç, nuk e ka pranuar masën e dënimit dhe ka paralajmëruar ankesë.
Sulmet me qëllim grabitjeje për të cilat i është shqiptuar dënimi serbit në fjalë, janë kryer në prill të vitit 2010 në hotelin me pesë yje në Lozanë Beau-Rivage Palace dhe në mars të vitit 2011 në Schaffhausen. Preja e plaçkitur në këto dy raste ka qenë rreth 2.3 milionë franga, shkruan srf.ch.
Banda “Pink Panther” përbëhet nga shtetas të vendeve të Ish Jugosllavisë. Atyre u ngarkohen më shumë se 100 vjedhje dhe sulme me grabitje nëpër shitore të të stolive në vende të ndryshme të Evropës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











