Lajme
7 gabimet që nuk duhet t’i bëni asnjëherë sapo zgjoheni në mëngjes
Gabimet që duhet të shmangni në mëngjes
Mënyra se si e nisni mëngjesin zakonisht përcakton edhe tonin e pjesës tjetër të ditës. Nëse e nisni pa energji dhe dita rezulton të ketë qenë joproduktive, me siguri ke bërë një nga 7 gabimet e zakonshme të mëngjesit. Ja gabimet që duhet të shmangni në mëngjes për të pasur një ditë më të mbarë.
Mos e fikni alarmin e orës
Specialistët e gjumit thonë se alarmi i orës nuk është një ide e mirë. E vërteta është se sa herë e fikni alarmin për t’u kthyer sërish në gjumë, hyni në një cikël gjumi, të cilin nuk mund ta përfundoni. Kështu që kur zgjoheni, ndiheni shumë të lodhur dhe përtac.
Mos qëndroni shtirë në shtrat
Kur zgjoheni, shtrijini këmbët dhe krahët teksa jeni ende në shtrat. Sa më shumë të shtriqeni, aq më shumë të sigurt dhe të lumtur do të jeni gjatë ditës. Ata që zgjohen duke u strukur në shtrat si mace, priren të jenë më të stresuar dhe të përgjumu gjatë ditës.
E-maili nuk duhet të jetë asnjëherë gjëja e parë që shihni
Hapja e e-mailit menjëherë sapo zgjoheni mund t’iu shpërqendrojë nga gjërat e rëndësishme që duhet të bëni më tej. Përqendrohuni në veprime produktive në vend që të rrëmoni inbox-in.
Rregulloni shtratin
Edhe pse mund të duket e pabesueshme, rregullimi i shtratit është i lidhur me produktivitetin e pjesës tjetër të ditës. Përveç kësaj, ky zakon i rëndësishëm është hapi i parë për të ndihmuar zakonet e tjera të mira të marrin rrugë.
Shmangni konsumimin e kafesë
Nëse jeni nga ata njerëz që konsumojnë një filxhan kafe sapo zgjohen në mëngjes, është koha ta rishikoni këtë zakon. Mes orës 8-9 të mëngjesit, trupi ynë prodhon një sasi të madhe të hormonit të rregullimit të energjisë të quajtur kortizol. Nëse konsumon kafe përpara orës 9.30, trupi do të reduktojë prodhimin e kortizolit dhe ju do të keni më pak energji
Mos u çoni në errësirë
Ora e brendshme e trupit tonë është e ndjeshme ndaj dritës dhe errësirës. Në qoftë zgjoheni në errësirë truri juaj mund të hutohet dhe të bëjë që ju të ndiheni të përgjumur. Hapni perdet, dhe në qoftë se jashtë është ende errësirë kur jeni zgjuar, ndizni një dritë.
Zakonet janë gjithçka
Sipas shkencëtarëve, vullneti juaj është i kufizuar dhe nëse e shpenzoni duke bërë gjëra të vogla e të parëndësishme duke zgjatur mëngjesin tuaj, gjatë ditës do të keni më pak energji. Përqendrohuni të bëheni gati, krijoni një rutinë që ju lejon të lëvizni në ‘mënyrë automatike’ në mëngjes dhe ruajini rezervat e vullnetit për pjesën tjetër të ditës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri















