Shqipëria
7 emigrantët e vendosur në Shëngjin kthehen në mesnatë në Itali
Kanë mbërritur në mesnatë në Brindizi, (Itali) 7 emigrantët të cilët ishin vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë.
Kanë mbërritur në mesnatë në Brindizi, (Itali) 7 emigrantët, të cilët ishin vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë. Ata u nisën mbrëmjen e djeshme (11 nëntor), në orën 19:00, nga porti i Shëngjinit me anijen e rojës bregdetare “Visalli”, përcjell albinfo.ch.
Grupi i dytë i emigrantëve u kapën në det dhe me anijen e marinës italiane “Libra” zbarkuan në Shëngjin 3 ditë më parë. Por ditën e djeshme (11 nëntor) Gjykata e Romës, seksioni i imigracionit, vendosi të pezullojë vendimin për ndalimin e tyre dhe çështjen t’ia kalojë Gjykatës Europiane të Drejtësisë.
Qeveria italiane më 21 tetor miratoi një dekret ligjor për të rishikuar listën e “vendeve të sigurta”.
Pas shpëtimit të tyre në det, emigrantët i nënshtrohen një kontrolli paraprak, dhe vetëm ata që përmbushin kushtet paraprake, që duhet të jenë vetëm burra, jovulnerabël dhe të vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit evropian, do të dërgohen në qendrat e pritjes në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










