Portrete të firmave
7 arsye pse zona e Hamallaj në Shqipëri është zgjedhja e duhur për të investuar

Investimi në pasuri të paluajtshme përgjatë vijës bregdetare në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më tërheqës. Ky trend është nxitur nga investitorët që kërkojnë mundësi për t’u angazhuar në sektorin turistik, si dhe nga qytetarët që po shohin mundësinë për të pasur një shtëpi verore pranë plazhit për përdorim vetjak ose për ta dhënë me qira. Nëse po mendoni për të bërë këtë tip investimi, ja 7 arsyet pse duhet të zgjidhni zonën e Hamallaj.
Rritja e turizmit
Nga viti në vit kërkesa për destinacione të ndryshme bregdetare është rritur. Kjo tendencë ka prekur sigurisht edhe zonën e Hamallaj, ku ka një rritje të ndjeshme të turistëve vendas dhe të huaj. Vetëm vitin e kaluar në Qarkun e Durrësit janë regjistruar mbi 1.5 milion turistë nga Shqipëria dhe vende të tjera si Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Polonia, Gjermania etj. Për këtë arsye shumë investitorë e shohin si një mundësi për të pasur prona në këtë zonë që do të shërbenin në funksion të turizmit.
Vendndodhja strategjike dhe aksesueshmëria
Hamallaj ndodhet pranë qytetit të Durrësit, i cili është një qytet – port kyç me dalje në detin Adriatik dhe gjithashtu është lehtësisht i aksesueshëm nga qyteti i Tiranës në vetëm 40 minuta. Kjo zonë ndodhet edhe shumë pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” duke e bërë një vend tërheqës për këdo që kërkon një ekuilibër midis qetësisë dhe lehtësisë së aksesit urban.
Rritja e vlerës së pronës
Zhvillimi i infrastrukturës dhe fluksi i turistëve kanë kontribuar në rritjen e vlerës së pronës në këtë zonë duke garantuar edhe një kthim të investimit. Shpesh këto prona shihen edhe si një investim afatgjatë për shkak të kërkesës së qëndrueshme për shtëpi pushimi, prona me qira apo për ndërtimet e resorteve. Nga viti 2019 në vitin 2022 vlera e pronës është rritur nga 40 % në 60 % për pronat në bregdet.
Zhvillime të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin
Shumë investitorë aktualisht janë të interesuar të investojnë në zhvillime miqësore me mjedisin, duke përfituar nga bukuritë natyrore të zonës bregdetare të Hamallaj. Arkitektura në harmoni me natyrën dhe promovimi i eko-turizmit janë të gjitha tendenca në rritje përgjatë vijës bregdetare shqiptare dhe që ndikojnë në rritjen e vlerës së pronës.
Largimi nga zonat urbane drejt zonave të qeta
Vitet e fundit po investohet në zona bregdetare dhe në periferi të qyteteve pasi po preferohet të jetohet mes qetësisë por me akses të lehtë drejt zonave urbane. Zona e Hamallaj i përmbush më së miri këto kushte pasi ndodhet shumë pranë Durrësit dhe Tiranës, duke i dhënë mundësi kujtdo që jo vetëm të pushojë por edhe të jetojë.
Komplekse në vend të ndërtesave individuale
Gjithnjë e më shumë blerësit po tregojnë interes në komplekse të integruara që ofrojnë shërbime të përbashkëta, siguri, hapësira të gjelbra, mundësi për hapësira rekreacioni, parking, shërbime utilitare dhe facilitete të ndryshme që janë më të vështira të ofrohen nga ndërtesat individuale. Në zonën e Hamallaj prej më shumë se 10 vitesh është përqafuar kjo tendencë duke sjellë nga viti në vit projekte mixed-use.
Akses në det dhe bukuri natyrore
Pronat bregdetare, janë shumë të kërkuara për shkak të pamjes së tyre të bukur dhe aksesit të lehtë drejt plazhit. Njerëzit duan të jetojnë buzë detit dhe turistët shpesh kërkojnë prona me qira në këto zona. Kjo i bën pronat buzë plazhit më të kërkuara, pasi ato mund të gjenerojnë të ardhura më të larta nga qiraja. Një vendndodhje e shkëlqyer nënkupton akses më të mirë dhe shumë lehtësi, të ardhura më të larta nga qiraja dhe një rritje të vlerës së pronës me kalimin e kohës.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj