Bota
680 emigrantë vdiqën vetëm për shtatë muaj në ujërat e Mesdheut
Në shtatë muajt e parë të këtij viti në ujërat e Mesdheut kanë humbur jetën më shumë se 680 migrantë të padeklaruar, të cilët tentuan të arrijnë në ndonjë nga vendet evropiane, tregojnë të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM), raporton Anadolu .
IOM publikoi edhe informacionin se nga fillimi i vitit deri më 24 korrik, përmes Mesdheut, në Evropë hynë 36.670 migrantë.
Në këtë rrugë jetën e kanë humbur 686 migrantë. Megjithatë, konsiderojnë, ndërsa duke iu bazuar shifrave, se numri i migrantëve që vijnë në Evropë, sivjet është ulur në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Pjesa më e madhe e migrantëve, 83 për qind e tyre, kanë zgjedhur Greqinë dhe Spanjën. Në Greqi kanë hyrë më shumë se 17.990, ndërsa në Spanjë më shumë se 12.440 migrantë.
Në Greqi kryesisht gjenden migrantë nga Afganistani, Siria, Iraku, Palestina, Republika Demokratike e Kongos, Irani dhe Somalia.
Në bregun e Libisë të enjten ndodhi fatkeqësi e re ku si pasojë e fundosjes së gomonëve u zdhukën 150 migrantë. Ekziston shqetësimi se nuk ka të mbijetuar dhe se numri i të vdekurve nga fillimi i vitit mund të rritet në 800, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












