Shqipëria
67 persona të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, 15 të shëruar brenda ditës

Bilanci i viktimave me koronavirus në vendin tonë vijon të rëndohet çdo ditë. Gjatë orëve të fundit dy pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv gjatë ditës së sotme, duke çuar numrin e viktimave në 15 gjithsej në vendin tonë.
Pacienti 77-vjeçar me iniciale I. B., nga Kavaja, po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv. Ai ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.
LEXO EDHE:
Koronavirus në Shqipëri/ Vijon shpërndarja e ndihmave, Rama: 8,365 familje në nevojë dhe pensionistë janë ndihmuar sot
Viktima tjetër është pacienti 69-vjeçar me iniciale R. P.,nga Hasi, i cili po trajtohej prej 8 ditësh në spitalin Infektiv. 3 ditët e fundit gjendja e tij ishte rënduar dhe frymëmarrja ishte vështirësuar duke detyruar mjekët që të vendosnin në respiracion të drejtuar, i intubuar. Pacienti 69-vjeçar ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë e cila u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit.
Në rritje ka ardhur edhe numri i të infektuarve në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja duke çuar në total numrin e të infektuarve në 243.
Numri i të infektuarave ka shënuar rritje në Durrës, ku 12 prej rasteve të reja ishin pikërisht në këtë qytetet, ndërsa Tirana, Korça dhe Fieri vijojnë të jenë mes qyteteve me numrin më të lartë të të prekurve.
Gjatë ditës së sotme u konfirmua se mes të infektuarve janë edhe tre kryeinfermierë tek Spitali Infektiv në QSUT, të cilët janë shtrura në spital pasi kanë shfaqur simptoma klinike të COVID-19.
I prekur nga koronavirusi është Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, sipas mediave atje.
Shkon në 67 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri. 15 pacientë të tjerë janë shëruar gjatë ditës së sotme. Lajmin e mirë e bën me dije kryeministri Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?