Shkurt.ch
66 muaj burg kosovarit për abuzim seksual me të bijën
Një kosovar i moshës 48 vjeçare është dënuar me pesë vjet e gjysmë burg për abuzimin seksual me të bijën e mitur dhe për afër 20 vepra të tjera penale

Gjykata në Lucern ka ardhur në përfundimin se një i akuzuar 48 vjeçar me shtetësi kosovare, përveç veprimeve të dënueshme seksuale me një fëmijë, si përdhunim, detyrim seksual dhe incest, është fajtor edhe për veprat si: kërcënim, rrahje, shkaktim lëndimi trupor dhe detyrim, mosbindje ndaj autoriteteve, vjedhje etj.
Ai ngarkohet se në periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2011 ka abuzuar shumë herë seksualisht me të bijën, shkruan azonline.ch. Veç kësaj ai nuk i ka paguar ish gruas së tij alimentacionin dhe e ka përgjuar atë përkundër ndalesës që ka pasur për të kontaktuar me të, transmeton albinfo.ch.
Personi në fjalë i cili ka mbajtur 176 ditë paraburgim, tash ndodhet në burgun e sigurisë së lartë. Gjykata, për shkak të mundësisë së atakimit të vendimit të saj, ia ka zgjatur atij paraburgimin deri në emsin e shkurtit të vitit të ardhshëm.
Gjykata mendon se eksziston rreziku i arratisjes së kosovarit.
Krahas dënimit me burg ai është dënuar edhe me një gjobë prej 1000 frangash. Ndërsa viktimës duhet t`ia paguajë 25.000 franga si dëshpërblim.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit