Kosova
650 mjekë të papunë në Kosovë
Kosova me numer të madh të mjekëve të papunë
Është bërë e ditur se shumë mjekë edhe gjatë këtij viti vazhdojnë të jenë të papunë në Kosovë, pavarësisht nevojave që kanë institucionet publike shëndetësore për ta. Mospunësimi i këtyre mjekëve thuhet të jetë për shkak të keqmenaxhimit e për shkak të sistemit shëndetësor të dështuar në vend.
Meqenëse Qendra Klinike Universitare e Kosovës, spitalet rajonale e qendrat e mjekësisë familjare po vazhdojnë të kenë mungesë të stafit mjekësor, mbi 650 mjekë vlerësohet të jenë të papunë në vend.
Nevoja për ta e mospunësimi i tyre po thuhet të jetë si pasojë e keqmenaxhimit.
Në mesin e mjekëve të papunë konsiderohet të jenë edhe mbi 60 specialistë të degëve të ndryshme. Më së paku mundësi për punësim në vend po u ofrohen mjekëve të përgjithshëm e stomatologëve. Këta të fundit disa herë kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për t’ua gjetur një zgjidhje sa i përket punësimit.
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin














