Shkurt.ch
65% të zviceranëve janë pro ashpërsimit të rregullave për armëmbajtje
Dy të tretat e trupit votues vazhdon të mbetet pro qëndrimit evropian e kundër atij të mbështetur nga forcat konservatore të Zvicrës, i cili kërkon më shumë liri në armëmbajtje
Sikur të votohej në fund të prillit, 65 për qind të zviceranëve me të drejtë vote do të përcaktoheshin në favor të direktivës së re të BE-së për armëmbajtje. Këtë rezultat e tregon sondazhi i dytë në lidhje me këtë temë që e ka realizuar Institutit GFS Bernë në emër të SRG, shkruan sda.ch.
Rezultatet e këtij sondazhi po publikohen në kohën kur kanë mbetur më pak se dy javë deri në votimin gjithëpopullor mbi këtë temë, që bëhet më 19 maj.
Ky rezultat tregon se dy të tretat e trupit votues vazhdon të mbetet pro qëndrimit evropian e kundër atij të mbështetur nga forcat konservatore të Zvicrës, i cili kërkon më shumë liri në armëmbajtje, transmeton albinfo.ch. Në periudhën nga spondazhi i kaluar, i realizuar në fund të marsit, raporti në mes të dy palëve ka mbetur praktikisht i pandryshuar.
Sipas GFS, votuesit në Zvicër edhe në këtë çështje mbeten të përçarë mbi bazë të simpative të tyre partiake. Votuesit e SVP-së janë qartas kundër qëndrimit që hidhet në votë ndërsa ata të partive tjera, qartas pro këtij qëndrimi.
SVP dhe një pjesë e elektoratit tradicional konservator po bëjnë fushatë kundër ashpërsimit të rregullave për armëmbajtje. Ata thonë se në rast se qytetarëve zviceranë u imponohet rregullimi strikt i BE-së rreth kësaj çështjeje, atyre po u mohohet një pjesë e dokeve dhe zakoneve që ata i kanë, shkruan albinfo.ch. Me këtë, sipas tyre ata do të detyroheshin të heqin dorë nga “të qenët zviceranë”, duke iu referuar traditës së zviceranëve për të mbajtur armë në shtëpi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










