Kosova
Ambasadori i Amerikës në Kosovë reagon për plagosjen e qytetarit serb
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar për plagosjen e një qytetari serb në Veri të Kosovës. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për rastin dhe mohimin fillestar nga Policia e Kosovës. “SHBA-ja është e shqetësuar për incidentin ku një serb i Kosovës u qëllua në Zveçan mbrëmë. Zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet përkatëse duhet të bëjnë një hetim të plotë, e kredibil. Ne jemi shumë të shqetësuar nga mohimi fillestar që u bë pa kujdes. Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e forcave të zbatimit të ligjit dhe sektorin e drejtësisë. Mbështetja e SHBA-së për institucionet e Kosovës të sundimit të ligjit avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik. Ata që janë përgjegjës për veprime kriminale, duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Hovenier në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, për deklaratën e ambasadorit amerikan ka reaguar Lista Serbe. “Për më tepër, ky nuk është rasti i parë në të cilin sulmi ndaj serbëve relativizohet dhe përgjegjësia e kriminelëve zvogëlohet. Si përkujtim, për shkak të makinës së djegur për të cilën nuk është përcaktuar përgjegjësia e askujt, të gjitha ambasadat e QUINT-it, misionet ndërkombëtare dhe organizatat reaguan. Mbrëmë pushkatohet për herë të tretë një serb, civil, qoftë edhe baba i tre fëmijëve, nuk ka asnjë dënim nga ambasadorët e QUNT-it dhe as kërkesa për të ndaluar. Sulmet ndaj qytetarëve të pafajshëm serbë po bëjnë të kundërtën e asaj që është e nevojshme për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kosovës ka suspenduar katër zyrtarë policorë për plagosjen e qytetarit serb në veri të Kosovës. “Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara, janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi i njëjti nuk kishte raportuar lidhur me rastin dhe për përfshirjen e tij në rast, nga ku PK-ja kishte lëshuar njoftim se nuk ka qenë e përfshirë në shkëmbim apo gjuajtje me armë zjarri. Po ashtu janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Rasti tashmë ka kaluar në duart e Inspektoratit Policor dhe Prokurorisë, njofton Policia.
Milan Jovanoviq është plagosur një natë më herët pranë urës së Bistricës në Leposaviq. Ai është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës së Veriut. Për plagosjen e tij ai ka fajësuar njësinë speciale të Kosovës, pasi që postblloku ndodhet afër vendit ku ai është plagosur. “Mbrëmë, pasi u ktheva nga Leposaviqi poshtë në Bistricë, ku është baza e tyre, pasi kalova nëpër postbllok, sapo dëgjova një të shtënë dhe një dhimbje në shpatull. Nuk mund të jem 100% i sigurt se kush qëlloi, por nuk besoj se ka njeri tjetër në atë bazë përveç ushtrisë dhe policisë së tyre”, tha ai për mediat serbe, përcjell albinfo.ch.
Lista Serbe kërkon publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. “”Forcat Speciale të Kurtit, të cilat janë ilegalisht në veri të Kosovës, edhe një herë derdhën gjak serb dhe tentuan të vrasin bashkëqytetarin tonë Milan Jovanoviq nga Zveçani në Urën e Bistricës. Këto postblloqe famëkeqe, ilegale e forcave speciale shqiptare është bërë simbol i represionit të regjimit të Albin Kurtit ndaj serbëve, të cilët dy herë tentuan të vrasin serbë. Zemërimi shtesë i qytetarëve është shkaktuar nga dija se përgjegjësit për sulmet ndaj serbëve po fshihen nga përfaqësuesit më të lartë të autoriteteve në Prishtinë dhe ministrin kompetent Sveçla, i cili me sa duket, i mbështet aktivitetet ilegale të këtyre njësive”, thuhet në njoftimin e LS, përcjell albinfo.ch.
Shefi i Zyrës për Kosovës, Petar Petkoviq, fajësoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për siç thotë ai, represion ndaj serbëve dhe shkelje të marrëveshjeve të Brukseli, që sipas tij nuk lejojnë stacionimin e Policisë së Kosovës në Veri, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










