Shkurt.ch
62 fëmijë mbahen të rrëmbyer jashtë vendit
Ky numër është dukshëm më i madhi deri tash. Në vitin 2015 qenë bërë 51 kërkesa ndërsa në vitin 2006, kishin qenë 42 raste të tilla
Gjatë vitit 2016 ka ndodhur 62 herë që nënat ose baballarët i janë drejtuar Zyrës Federale të Drejtësisë (BJ) për t`i kërkuar ndihmë që t`i kthejnë në Zvicër fëmijët e tyre të rrëmbyer. Në dhjetë raste tjera bëhet fjalë për të drejtën e vizitës.
Siç shkruajnë gazetat “Zentralschweiz am Sonntag” dhe “Ostschweiz am Sonntag” ky numër është dukshëm më i madhi deri tash. Në vitin 2015 qenë bërë 51 kërkesa ndërsa në vitin 2006, kishin qenë 42 raste të tilla, transmeton albinfo.ch. Por, kjo statistikë përfshin vetëm rastet në lidhje me 100 shtetet, kryesisht perëndimore, nënshkruese të Marrëveshjes së Hagës mbi rrëmbimin e fëmijëve.
Mosha mesatare e fëmijëve që konsiderohen të rrëmbyer ka qenë 7 vjet. Në 75 për qind të rasteve ka qenë nëna ajo që ka marrë fëmijën. Ndërsa në 90 për qind të rasteve sërish kanë qenë nënat që kanë hedhur poshtë kërkesat e baballarëve për vizitë të fëmijës së tyre të përbashkët, në raste ndarjesh.
Nga ana tjetër, autoritetet e shteteve tjera gjatë vitit 2016 i kanë bërë Zvicrës 29 kërkesa për kthim të fëmijëve ndërsa në tri vitet e mëparshme janë regjistruar nga 35 kërkesa të tilla, përcjell albinfo.ch. Krahas kërkesave për kthim, gjatë vitit të kaluar ka pasur edhe 14 kërkesa për vizitë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










