Lajme
Plagos me pushkë kosovarin se “po i prishte qetësinë”: 6 vjet burg për zviceranin
Përveç për vrasjen me dashje të mbetur në tentativë, gjykata e ka shpallur fajtor 38 vjeçarin edhe për kanosje të shumëfishtë me jetë
Në një mbrëmje vere të vitit 2017, një zviceran 38 vjeçar pati qëlluar nga ballkoni i tij me pushkë në drejtim të një grupi të rinjsh të zhurmshëm. Një kosovar 21 vjeçar ishte plagosur rëndë me atë rast, transmeton albinfo.ch.
Tani, Gjykata penale e Lucernit e ka dënuar personin që ka qëlluar me armë me 6 vjet e 2 muaj burg për tentim vrasjeje me dashje.
Përveç për vrasjen me dashje të mbetur në tentativë, gjykata e ka shpallur fajtor 38 vjeçarin edhe për kanosje të shumëfishtë me jetë, siç shihet edhe nga aktgjykimi i publikuar vetëm në dispozitiv, shkruan sda.ch. Ky aktgjykim nuk është ende i plotfuqishëm.
I dehur, probleme me të dashurën
Në mbrëmjen e korrikut të vitit 2017, i akuzuari po vëzhgonte të rinjtë në oborrin e shkollës së afërme nga ballkoni i tij dhe po bezdisej nga zhurma e tyre, transmeton albinfo.ch. Kështu, ai ka nxjerrë armën e ushtrisë, një pushkë 90, e ka mbushur, e ka drejtuar atë drejt grupit prej rreth dhjetë të rinjsh dhe ka tërhequr këmbëzën.
E shtëna ka goditur në pjesën e sipërme të trupit një kosovar asokohe 21-vjeçar dhe e ka plagosur rëndë.
I akuzuari dëshmoi në gjykatë se ai nuk kishte dashur të lëndonte apo vriste askënd, por thjesht donte të trembte të rinjtë. Goditja ishte një aksident. Në mbrëmjen e krimit ai ishte i dehur. Ai po ashtu në atë kohë ishte në gjendje të keqe, kishte stres në punë dhe kishte konflikt me të dashurën e tij.
20.000 franga dëmshpërblim
Avokati i tij mbrojtës kërkoi dënim me burg me kusht prej 24 muajsh me një periudhë prove prej pesë vjetësh për sulm nga pakujdesia. Por prokurori publik hodhi poshtë tezën e aksidentit dhe kërkoi dënimin me shtatë vjet burg për personin që ishte “qitës me përvojë dhe i trajnuar”.
Sipas vendimit të gjykatës, i akuzuari duhet t’i paguajë viktimës 20.000 franga si kompensim, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu duhet të mbulojë shpenzimet procedurale gjyqësore prej mbi 31,000 CHF.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










