Lifestyle
6 filmat që mund t’i shtoni listës tuaj për t’i shikuar këtë verë

Tashmë jemi në stinën më të nxehtë, kësisoj na duhet një listë filmas,h të cilët mund t’i shikojmë gjatë pushimeve. Ani pse pandemia ishte pjesë e jetës tonë, kinematografia nuk ndaloi hapin. Kineastët realizuan filmat e serialet e tyre, ndonëse me shumë peripeci, shkruan albinfo.ch.
Këta filma janë të lansuar po këtë vit, andaj mund të jetë hera e parë që dëgjoni për ta dhe mund t’jua zgjojnë kureshtjen t’i shikoni.
The Courier”
Aktori i njohur britanik Benedict Cumberbatch luan në këtë film rolin e një spiuin, bazuar në ngjarjet e jetës reale të një biznesmeni britanik, të kthyer në agjent sekret gjatë Luftës së Ftohtë. Cumberbatch luan rolin e Greville Wynne, i cili duhej të formonte një partneritet të pazakontë me armikun e tij në një përpjekje për të zbutur krizën e raketave kubane.
“Spiral”
Po kërkoni filma të frikshëm për të parë këtë verë? Vera e vitit 2021 nuk zhgënjen. Përveç “The Conjuring 3” dhe “A Quiet Place II”, “Spiral” është një tjetër film që duhet të përfshihet në listën tuaj nëse jeni adhurues i zhanrit horror.
“Spiral” është pjesa e 9-të në ekskluzivitetin e filmit “Saw”. Popullariteti i jashtëzakonshëm i tij do të na japë akoma më shumë dridhje këtë verë. Krijuar fillimisht nga mjeshtrit e dashur të tmerrit, James Wan dhe Leigh Wannell, filmat “Saw” shpesh kënaqin audiencën me detaje të trishtueshme.
“Luca”
Nuk keni ide se çfarë të shikoni me të vegjlit tuaj? Si zakonisht, Disney dhe Pixar kanë çfarë t’u ofrojnë. Duke fituar vlerësime të favorshme nga kritikët dhe audienca, “Luca” me siguri do të jetë një ‘boom’ këtë verë.
I vendosur në një qytet të bukur bregdetar italian, Luca po shijon verën e tij duke bërë aventura me mikun e tij të ri. Mirëpo, ekziston një problem – Luca nuk është nga toka, por nga deti. Identiteti i tij i vërtetë mund të jetë një kërcënim si për veten, ashtu edhe për miqësinë e tij.
“Army of the Dead”
Në “Ushtria e të Vdekurve”, një grup mercenarësh planifikojnë një vjedhje në një kazino, mu në mes të një apokalipsi mumjesh. Ne kemi qenë të bekuar me shumë filma zombie dhe Heist në të kaluarën, por kur të dy zhanret kombinohen së bashku, ne jemi në një territor të ri. Ky film origjinal i Netflix-it tashmë është një hit me më shumë se 72 milionë shikues.
“Hitman’s Wife’s Bodyguard”
Kimia e Ryan Reynolds dhe Samuel L. Jackson tashmë është demonstruar në “The Hitman’s Bodyguard”.
Këtë herë, aktorët e njohur Antonio Banderas dhe Morgan Freeman janë bashkuar me kastin e filmit. Karakteri titullar, gruaja e Hitmanit luhet nga Salma Hayek. Së bashku, të tre ata do të zbulojnë një komplot që kërcënon sigurinë e Evropës.
“The Mauritanian”
Në filmin “The Mauritanian” luan Cumberbatch me Jodie Foster dhe yllin e “Divergent”, Shailene Woodley. Foster luan avokaten Nancy Hollander, e cila po heton sfondin e një të burgosuri në Guantánamo Bay në Kubë. Së bashku me bashkëpunëtorin e saj dhe një prokuror ushtarak, Hollander do të zbulojë një komplot më të madh. “Mauritaniani” bazohet në historinë e vërtetë të Mohamedou Slahi, një mauritanian i burgosur në Guantánamo për 14 vjet.
albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja Tre alpinistë lokalë, një çift tetëvjeçarësh 60 vjeç dhe vëllai i gruas 62-vjeç, vdiqën të dielën...
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?