Shkurt.ch

5G arrin në Zvicër, pavarësisht frikës për shëndetin

Gjenerata e ardhshme e telefonave celular po vjen në Zvicër, pavarësisht frikës për shëndetin, përcjell albinfo.ch.

Rrjeti Sunrise tashmë ka 5G që vepron në më shumë se 150 qytete në vend dhe Swisscom thotë se do të kalojë në rrjetin e tij muajin e ardhshëm dhe do të nisë shitjen e aparateve 5G.

Por ka shqetësime se rrjeti i ri mund të jetë i rrezikshëm dhe disa kantone dhe komuna po mohojnë lejen për shtyllat e reja, përcjell albinfo.ch.

Sunrise dhe Swisscom kanë botuar një fletë informative 5G në një përpjekje për të kundërshtuar disa nga pretendimet. Ajo thotë se shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë rrezikun e shëndetit me telefonat celularë dhe gjithsesi 90% e ekspozimit ndaj rrezatimit elektromagnetik vjen nga telefoni i përdoruesve dhe jo nga antenat.