Lajme
“Valdrini” paraqitet si polic dhe u vjedh katër plakave zvicerane 460.000 franga
Sipas aktakuzës, ai ka vepruar si ndërmjetës, për punëdhënës të panjohur, të cilëve ua dorëzonte plaçkën. Ai për vete kishte marrë vetëm rreth 1500 franga
I paraqitur si polic, Valdrin S.* (emër fiktiv) ka përvetësuar para dhe stoli me vlerë mbi 460,000 franga nga gratë e moshuara. Pothuajse gjysmën e tyre vetëm nga Monika R.* nga Zugu, transmeton albinfo.ch. Për këtë vepër penale Gjykata Penale e Zugut e ka dënuar atë me tre vjet burgim, një prej tyre, burg efektiv (pa kushte).
Një mbrëmje të të hënës në verën e vitit 2021, në shtëpinë e Monika R.* bie zilja e derës. Pak më parë ka telefonuar dikush, i cili është prezantuar si punonjës policie nga Policia e Zugut dhe i ka thënë se një bandë hajdutësh po bën kërdi në lagje. Ka pasur disa vjedhje; tani ju duhet të mbroni gjërat tuaja me vlerë.
Personi në telefon i thotë R.* t’i sigurojë bizhuteritë dhe paratë. Një polic do t`i marrë ato për t`i mbajtur të sigurat. Emri i burrit është Petersen, ai përdor fjalën “Blume” (lule) si kod për të vërtetuar identitetin e tij.
Në çantë kishte bizhuteri me vlerë prej mbi 200,000 frangash
Në të vërtetë kishte pasur një grabitje në lagje kohët e fundit, shkruan zentralplus.ch. Dhe për shkak se zëri në telefon e nxit të moshuarën të veprojë shpejt, Monika R.* nuk dyshonte më kur po hapte derën rreth orës 23:00.
Jashtë ishte një burrë me flokë të zeza dhe me shpatulla të gjera, i cili prezantohet si Petersen dhe thotë “Blume” kur Monika R.* kërkon fjalëkalimin. Gruaja nga Zugu beson se ka para vetes oficerin e policisë që i ishte paraqitur më herët dhe i jep atij një çantë me bizhuteri me vlerë 221,000 CHF.
Ajo çfarë nuk di Monika R.* është se “polici” nuk është polic. Dhe i prezentuari si Petersen nuk quhet Petersen.
Emri i tij i vërtetë nuk ka rëndësi, do ta quajmë Valdrin S*: 31 vjeç, shtetas i Kosovës, banor në një vendbanim prej 900 banorësh, në Gjermaninë jugore. Në fakt, ka qenë i tillë. Sepse ka 331 ditë që ai po qëndron në burg, në Zvicër, përcjell albinfo.ch. E që prej ditës së djeshme dihet edhe lartësia e dënimit: Gjykata penale e Zugut e ka dënuar atë në procedurë të shkurtuar me tre vjet burgim, një vit pa kushte (burg efektiv) dhe shtatë vjet dëbim nga vendi.
Sipas aktakuzës, nga qershori deri në nëntor të vitit 2021 ai ka vjedhur bizhuteri dhe para në vlerë mbi 463,000 franga nga katër gra në disa kantone. Ai ka vepruar si ndërmjetës, për punëdhënës të panjohur, të cilëve ua dorëzonte plaçkën. Ai për vete kishte marrë vetëm rreth 1500 franga.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












