Lajme
Nga viti 2015 në Zvicër nuk ka qenë kaq nxehtë: Sot, 38.3 gradë në Gjenevë
Matjet në Gjenevë datojnë nga viti 1864. Vetëm dy herë ka qenë më nxehtë se sot: më 7 korrik 2015 me 39,7 gradë dhe më 28 korrik 1921 me 38,9 gradë
Temperatura rekorde vjetore janë matur në shumë vende këtë pasdite. Më së nxehti ka qenë në Gjenevë me 38.3 gradë. Në Gösgen/SO u regjistruan 37.4 gradë dhe në Leibstadt/AG 37.2 gradë.
Hera e fundit që ka qenë më nxehtë në Zvicër ka qenë 7 vite më parë në korrik 2015, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, seria e matjeve në Gjenevë daton në vitin 1864, shkruan srf.ch. Në 158 vitet e fundit ka qenë vetëm dy herë më nxehtë se sot: më 7 korrik 2015 me 39,7 gradë dhe më 28 korrik 1921 me 38,9 gradë.
Por edhe në regjione tjera të Zvicrës sot janë shënuar temperatura të larta. Për shembull në Schaffhausen dhe Würenlingen në Aargau, nxehtësia ka arritur në 35.3 gradë.
Sipas Meteoschweiz, Zyra Federale për Meteorologjinë dhe Klimatologjinë, termometri në Basel/Binningen është ngjitur në mbi 30 gradë pak para orës 11 të paradites së të enjtes.
Pas qershorit të dytë më të ngrohtë dhe korrikut të katërt më të ngrohtë, po bëhet e qartë se vera aktuale ka shumë mundësi të jetë një nga më të ngrohtat që nga fillimi i matjeve në 1864, shkruan Meteoschweiz, përcjell albinfo.ch. Rekordi i mëparshëm ishte ai i verës së vitit 2003.
Nga ana tjetër, njerëzit në La Brévine në lartësinë 1042 metra në kantonin Neuchâtel, fshatin që njihet si “Siberia e Zvicrës” përjetuan një mëngjes të freskët. Në orën 4.30 të mëngjesit atje ishte vetëm 6.4 gradë “ngrohtë”. Për krahasim: Në Üetliberg afër Cyrihut mbretëronte një natë e ashtuquajtur tropikale me 22 gradë, siç shkruan Meteoschweiz – të paktën 870 metra mbi nivelin e detit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











