Lajme
57% votojnë që policia në Cyrih të tregojë nacionalitetin e delikuentëve
Shtetësia duhet të përmendet në raportet e policisë por jo edhe prejardhja migruese e atyre që janë arrestuar ose paditur, siç e kishte kërkuar SVP-ja
Emërtimi i përkatësisë nacionale në raportet e policisë, ka qenë iniciativa e radhës që duhej të votohej sot në Kantonin e Cyrihut, raporton srf.ch.
Sipas ekstrapolimit të fundit, rreth 57 për qind e elektoratit e miratojnë kundër-propozimin e bërë nga Këshilli Kantonal, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, shtetësia duhet të përmendet në raportet e policisë por jo edhe prejardhja migruese e atyre që janë arrestuar ose paditur, siç e kishte kërkuar SVP-ja.
Në iniciativën e saj “Të jepet kombësia kur raportohet në polici”, SVP pra kishte kërkuar diçka që për shumicën në Qeverinë e Kantonit, megjithatë, shkonte shumë larg. Për këtë arsye, këshilli kishte përpiluar kundër-propozim, si kompromis.
Ky është kundër-propozimi që tani është pranuar. Me këtë ndryshim, Policia e ytetit të Cyrihut duhet të ndryshojë përsëri praktikën e saj, transmeton albinfo.ch. Prej dy vitesh, ajo nuk e publikonte kombësinë e delinkuentëve përveç kur kjo i kërkohej shprehimisht. Ndërsa Policia e kantonit tashmë po e bënte njoftimin e përkatësisë, kështu që për të nuk do të ndryshojë asgjë.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












