Kosova
553 vjet nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare

Sot mbushen plot 553 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.
Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë, lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve.
I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare.
Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.
Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përkujtuar sot 553-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
MEPJ ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqen bustet e heroit legjendar në disa vende të botës: Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Itali, Zvicër, SHBA etj.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar sot Gjergj Kastriot Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar përmes një statusi në Facebook.
Meta shprehet se pa dyshim ai mbetet shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe.
Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar sot 553-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu.
“Mirëmëngjes dhe në këtë ditë përkujtimore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ju uroj një të diel të bukur”, shprehet Rama.
E-Diaspora
-
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin: Një festë e artit dhe identitetit në zemër të Gjermanisë Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar organizimin e Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin,...
-
Dietikon: Forcohet dyshimi ndaj personit nga Uganda për vrasjen e kosovarit
-
Ambasadori i Kosovës në Bernë takon kryetaren e Kantonit të Gjenevës, diskutohet për thellimin e bashkëpunimit
-
21-vjeçari shqiptar humb jetën nga aksidenti në Austri
-
MESH, agjencia e teknologjisë digjitale që po bën dallimin në Austri dhe Kosovë
Jeta në Austri
-
Në cilat linja metroje dhe autobusi në Vjenë mund të prisni vonesat më të mëdha? Nga operacionet e shpëtimit deri te defektet teknike, disa linja të transportit publik në Vjenë kanë...
-
Austria shënon rritje të ekstremizmit dhe dhunës
-
21-vjeçari shqiptar humb jetën nga aksidenti në Austri
-
MESH, agjencia e teknologjisë digjitale që po bën dallimin në Austri dhe Kosovë
-
Vdekjet në Austri tejkalojnë lindjet me 11,248 në 2024-ën, emigracioni rritet