Shkurt.ch
500 të vdekur nga gripi, të infektuar në spitale!
Numri prej 500 viktimave të gripit të fituar në spitale gjatë sezonit të kaluar dimëror është nxjerrë nga një përllogaritje që ka bërë Spitali Universitar i Gjenevës
Gjatë dimrit të kaluar në Zvicër kanë vdekur së paku 500 persona vetëm nga infektimet me grip që i kanë marrë në spitale. Virusi vdekjeprurës është bartur nga personeli dhe nga vizitorët në spital.
Numri prej 500 viktimave të gripit të fituar në spitale është nxjerrë nga një përllogaritje që ka bërë Spitali Universitar i Gjenevës. Një shifër e tillë është më e madhja që ka ndodhur deri më tash në Zvicër.
Kjo gjendje ka bërë që, në prag të sezonit të dimrit, spitali i Bazelit të ngre alarmin për mbrojtje më efektive nga ky rrezik.
Masat që ka marrë Spitali Universitar i Bazelit janë veçanërisht drastike. Profesori universitar, njeherësh shef i higjenës në këtë spital, Andreass Widmer ka kërkuar një ndalesë të vizitave për fëmijët e vegjël. “Një ndalesë të tillë do ta kisha përshëndetur”, ka thënë ai për “Sonntagszeitung”. Këtë qëndrim, doktori e mbështet në atë se fëmijët e bartin më shumë virusin e gripit se të rriturit. Në pështymën e tyre ka shumë më tepër viruse se në atë të të rrituve.
Ndalesa e vizitave për fëmijët ende nuk është përmendur në spitalet tjera universitare si në spitalin e Bernës dhe në atë të Cyrihut.
Por qëndrim rigoroz në këtë pikë është duke treguar Spitali Universitar i Gjenevës. Atje është angazhuar një lloj “policie e higjenës” e cila kontrollon personelin nëse është duke i përdorur maskat obligative të punës dhe nëse i pastron duart sipas rregullave në fuqi. Kjo për faktin se është vlerësuar se rreth gjysma e rasteve të gripit të fituar në spitale barten nga personeli te pacientët. Gjysma tjetër e viruseve vjen nga vizitorët.
Se sezoni i kaluar dimëror ka qenë veçanërisht i rëndë sa i përket gripit, tregon kjo statistikë: gjatë atij sezoni kanë vdekur rreth 2300 persona të moshës mbi 65 jeçare më shumë senë një sezon “normal”, shkruan SonntagsZeitung.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












