Shqipëria
500 mijë euro nga rusët për partinë PD në Shqipëri
Financimet ruse në politikën shqiptare, zbardhen diskutime e takimit të Yuri Kim me Tabakun, Gjiknurin dhe Kryemadhin
Një ditë pasi aleati ynë, SHBA publikoi një raport ku provohej se Partia Demokratike në vitin 2017 ka marrë fonde nga Rusia, ambasadorja e SHBA-ve ka shkuar në Komisionin qendror të Zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.
Ambasadorja e SHBA-ve Kim ka takuar kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi ku tema e diskutimit do të fokusohet për financimet e Partive.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka marrë pjesë në një takim të organizuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku gjithashtu janë të pranishëm përfaqësues të forcave kryesore politike në vend. Përveç kreut të KQZ, Aurel Celibashi, në takim marrin pjesë edhe Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste, Jorida Tabaku nga Partia Demokratike dhe Monika Kryemadhi, nga Partia e Lirisë.
Edhe pse shkaqet e takimit nuk janë bërë publike, ai vjen një ditë pas publikimit të raportit të shërbimeve inteligjente amerikane, sipas të cilit Partia Demokratike kishte përfituar rreth 500 mijë euro në vitin 2017, nga Rusia.
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka bërë me dije se në takimin me ambasadoren Yuri Kim kanë folur për raportin e SHBA në lidhje me financimin e PD me 500 mijë dollarë nga Rusia dhe qëndrimin larg influencave ruse dhe kineze.
“U diskutua për partitë politike, financimin e tyre dhe qëndrimin larg influencave ruse, kineze, me tepër do ju informoje ambasada”, tha Tabaku pas takimit.
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri theksoi se fokusi i diskutimit ishte mbi raportin e bërë dje publik financimin e partive politike apo organizatave të ndryshme nga Rusia.
“Jemi të angazhuar ndaj çdo lloj akti që tashmë disa prej tyre janë bërë publike, siç është ai i Komunitetit të Inteligjencës. Duhet të marrim shembull se si ne partitë politike të mos përfshihemi në këto financime. Këto janë gjera teknike që do i bëjmë në vijim. Do të forcohen dispozitat për fushatën zgjedhore. Fokusi ishte shqetësimi që kanë aleati jonë, SHBA për përfshirjen e influencave të huaja, kryesisht ruse, në partitë politike, por dhe organizmave mediatike. Nuk ishte biseda teknike, apo masat që do merren. U transmetua shqetësimi që u nis nga raporti i fundit. Këto shqetësime janë reale që këto gjëra mos të përsëriten në të ardhmen.”, tha Gjiknuri.
Kryemadhi tha se në takim nuk u përmendën emra sa i takon financimit rus në PD në vitin 2017 ndërsa komunikoi se do të hetohet.
‘Financimet ruse në të gjithë jetën politike dhe ekonomike sidomos në rajon normal që është bërë emergjente ngritja e barierave e këtyre financimeve ruse. Mendoj që kjo gjë është ajo që ne kemi ngritur me kohë unë kam 6 vite që e them për prezencën ruse në Shqipëri. Megjithatë më mirë vonë sesa kurrë, sa i përket financimeve mendoj se ka ardhur koha që të marrin eksperiencën e LSI—së të dalin nëpër media e të bëhen publike. Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishikim dhe rishqyrtim. Sepse duke e bërë burokratike stimulojmë paratë e pista që vijnë në mënyrë të fshehur. E përgëzoj takimin me ambasadoren e SHBA-ve, mendoj se bashkëpunimi ynë të vazhdojë më tutje.
Takimi nuk përmendi emra, di të them që ka një proces që duhet të hetohet, të dini që asgjë nuk rri pa dalë, kush e ka gëlltitur lugën e çorbës të prishur ka për të vjellë gjithë jetën’- tha Kryemadhi.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











