Lajme
Gjermania dhuron 500 mijë euro për FSK-në
Sot është nënshkruar marrëveshje, me anë të së cilës Qeveria gjermane ndan një grant me vlerë 500 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Faruk Geci, ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Christian Heldt, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, nënshkruan marrëveshjen, me anë të së cilës Qeveria gjermane ndan një grant me vlerë 500 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për blerjen e materialeve dhe pajisjeve mjekësore, shkruan Klan Kosova.
Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm, Geci, ka falënderuar ambasadorin gjerman dhe përmes tij Qeverinë dhe popullin gjerman për ndarjen e mjeteve financiare për FSK-në.
Nga MM thonë se FSK me fondin e dhuruar nga Qeveria gjermane ka për qëllim të përmirësojë pajisjet e Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe synon të sigurojë materiale dhe pajisje mjekësore që do të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve mjekësore dhe shërbimeve mjekësore, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













