Shqipëria
Kryediplomati zviceran: Shqipëria, vend me prioritet për Zvicrën
Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës ka vizituar për herë të parë Shqipërinë dhe sapo ka pasur një takim të frytshëm me ministrin në Detyrë, me shkas 50-vjetorin e marrëdhënieve Zvicër-Shqipëri.
“Shqipëria është dhe do të vazhdojë të jetë një vend me prioritet për Zvicrën”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis.
Të dy ministrat vlerësuan ndërveprimin dypalësh me theks të veçantë punën e mirë për zbatimin e strategjisë së bashkëpunimit 2018-2021, si një strategji që i jep përparësi punës së përbashkët, sa i përket qeverisjes demokratike, zhvillimit ekonomik, infrastrukturës dhe shëndetësisë.
Më tej, homologët biseduan mbi rëndësinë e mbylljes së marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe ngritjen e komisionit të përbashkët ekonomik.
Siç theksoi Ministri në detyrë Cakaj në një reagim në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar, Shqipëria dhe Zvicra gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer në rrafshin e diplomacisë shumëpalëshe, veçanërisht në OSBE. Gjithashtu, Cakaj bëri me dije se me Zvicrën tashmë është këmbyer mbështetja për kandidaturat e dy vendeve si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Për më tepër, Cakaj dhe Cassis u dakordësuan për të thelluar bashkëpunimin teknik dhe institucional edhe në këtë drejtim.
“Përndryshe, të dy shprehëm gëzimin e pamasë që në pesëdhjetë vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, bashkëpunimi mes nesh është jo vetëm jashtëzakonisht i mirë, por edhe gjithnjë në rritje e sipër.” – u shpreh Cakaj.
Në përfundim të reagimit, Kryediplomati Cakaj i shprehu mirënjohjen Zvicrës mike për mbështetjen e pakursyer dhënë Shqipërisë ndër vite, përfshirë procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe procesin e menaxhimit të pandemisë COVID-19.
Honoured to receive 🇨🇭FM @ignaziocassis. Expressed our gratitude for financial & political support to 🇦🇱. Agreed to further deepen our result-based cooperation. Highly valued our work within @OSCE. Exchanged support to serve in #UNSC too. Looking forward to enhance our coop. pic.twitter.com/wYTBb7pRGN
— Gent Cakaj (@CakajGent) November 23, 2020
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












