Lajme
Angazhim konkret për mbrojtjen e 30% të tokës dhe oqeaneve
Një koalicion prej 50 vendeve është zotuar të mbrojë gati një të tretën e planetit deri në vitin 2030, për të ndaluar shkatërrimin e botës natyrore dhe zhdukjen e ngadaltë të jetës së egër.
Koalicioni i Lartë i Ambicies (HAC) për Natyrën dhe Njerëzit, i cili përfshin Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet nga gjashtë kontinente, bëri premtimin për të mbrojtur të paktën 30% të tokës dhe oqeaneve të planetit përpara samitit One Planet në Paris të hënën, organizuar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron.
Shkencëtarët kanë thënë që aktivitetet njerëzore po çojnë në zhdukjen e gjashtë masive të jetës në Tokë dhe prodhimi bujqësor, minierat dhe ndotja po kërcënojnë funksionimin e shëndetshëm të ekosistemeve që mbajnë jetën, thelbësore për civilizimin njerëzor.
Në njoftim, HAC tha që mbrojtja e të paktën 30% të planetit për natyrën deri në fund të dekadës ishte thelbësore për parandalimin e zhdukjeve masive të bimëve dhe kafshëve dhe sigurimin e prodhimit natyror të ajrit të pastër dhe ujit.
Angazhimi ka të ngjarë të jetë objektivi kryesor i “marrëveshjes së Parisit për natyrën” që do të negociohet në Cop15 në Kunming, Kinë, më vonë këtë vit.
HAC tha se shpresonte se angazhimet e hershme nga vende të tilla, si Kolumbia, Kosta Rika, Nigeria, Pakistani dhe Kanada do të siguronin që ajo të formonte bazën e marrëveshjes, shkruan “TheGuardian”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











