Kosova
50 oficerë të Gardës Kombëtare të Ajovës vizitojnë FSK-në
Një delegacion prej 50 oficerësh dhe nënoficerësh të “Staff Ride“ të Gardës Kombëtare të Ajovës nga SHBA, nga data 16 deri 20 shtator po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni “Staff Ride” nga Ajova së bashku me oficerë dhe nënoficerë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, kanë vizituar disa vende historike dhe të rëndësishme të Republikës së Kosovës, si dhe kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme akademike dhe rekreative.
Oficerët amerikanë së pari kanë vizituar kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, si dhe Qendrën për Studime Universitare, Policinë e Forcës, Kompaninë e Mjekësisë, Batalionin e Xhenios dhe atë të Logjistikës. Vizitorët janë njoftuar me kapacitetet e njësive, aktivitetet dhe angazhimin e tyre, kapacitetet ekzistuese të FSK-së dhe planifikimet e fazës së tranzicionit.
Më pas, oficerët amerikanë kanë vizituar edhe disa vende historike, si qytetin e lashtë Dodona, Manastirin e Graçanicës, Krushën e Madhe, Gazimestanin. Po ashtu kanë vizituar edhe qytetin e Prishtinës, Prizrenin dhe Gjakovën, si dhe disa vende me rëndësi historike e kulturore.
Forca e Sigurisë e Kosovës ka organizuar edhe lojë miqësore në futboll ndërmjet Ekipit të FSK-së dhe “Staff Ride” të Gardës Kombëtare të Ajovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Vizita e delegacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës zhvillohet në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror që ka Kosova me shtetin e Ajovës. Kjo vizitë ka për qëllim edhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












