Integrimi
50 kilometra kolonë në autostradën Hungari – Austri
Si pasojë e këtyre kontrolleve të rrepta nga policia austriake janë krijuar edhe kolona të gjata deri në 50 kilometra, raportojnë mediet austriake
Pasi gjetjes së 71 refugjatëve të vdekur në një kamion në autostradën A4 në Austri, autoritetet austriake tash e disa ditë po kontrollojnë rigorozisht secilin automjet në autostradën që e lidh Hungarinë me Austrinë.
Gjatë këtyre kontrolleve, policia austriake ka arrestuar disa ngasës të automjeteve të cilët bartnin refugjatë për në Evropë. Një ditë më parë ata liruan 24 emigrantë afganë të moshave 16-17 vjeçarë të cilët u gjetën të mbyllur në pjesën e prapme të një furgoni, ndërkohë drejtuesi i automjetit u arrestua.
Si pasojë e këtyre kontrolleve të rrepta nga policia austriake janë krijuar edhe kolona të gjata deri në 50 kilometra, raportojnë mediet austriake. Prioritet i policisë mbetet lufta kundër trafikantëve të qenieve njerëzore, transmeton “albinfo.ch”.
Sipas këtyre medieve kontrollet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme derisa të zvogëlohet fluksi i madh i refugjatëve të cilët ia kanë mësyrë shteteve perëndimore.
Fluksi i paprecedent i refugjatëve po u jep shumë material partive të cilat janë kundër pranimit të refugjatëve, por në anën tjetër nuk kanë munguar as manifestimet në mbështetje të emigrantëve.
Gjatë ditës së hënë, në Vjenë të Austrisë janë mbledhur rreth 20 mijë njerëz në një tubim pro refugjatëve. Ata marshuan duke mbajtur në duar banderola, ku shkruhej “ Mirësevini refugjatë” dhe “Asnjë qenie njerëzore nuk është e paligjshme”, shkruan orf.at, njofton “albinfo.ch”.
Ndërkohë mësohet se edhe më mijëra refugjatë të tjerë gjenden nëpër qytet hungareze të cilët po presin të gjejnë alternativë për të migruar për në shtetet perëndimore, veçanërisht për në Gjermani.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












