E-Diaspora
5 vjet e gjysmë burgim shqiptarit të kapur me 9 kg kokainë
“Është shumë pak e besueshme që një korrieri në udhëtimin e tij të parë t`i besohet një sasi kaq e madhe droge, pra 9 kilogramë”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues
Studenti shqiptar i drejtësisë kishte kaluar rreth dy muaj duke shëtitur si turist nëpër Evropë. Por, ekskursioni i tij i gjatë përfundoi mbrapa grilave, shkruan rundschau-online.de. Gjykata e Landit e Bonit e ka dënuar korrierin 29- vjeçar të drogës me 5 vjet e gjysmë burgim për posedim të 9 kilogramëve drogë të tipit kokainë dhe për ndihmë të dhënë në tregtinë me narkotikë, transmeton albinfo.ch. Prokuroria kishte kërkuar 7 vjet burgim.
Sipas rrëfimit të tij, 29-vjeçari fillimisht kishte udhëtuar nëpër Itali, pastaj në qershor të këtij viti kishte qëndruar te shokët e tij në regjionin e Ruhr-it në Gjermani, konkretisht në Oberhausen.
Ai kishte dashur të blinte një makinë Mercede3 të Klasit të parë. Por, siç ka thënë para gjyqit, nuk kishte mundur të gjente një të tillë dhe ndërkohë po i mbaronin paratë, transmeton albinfo.ch. Në momentin kur ai nuk kishte më pothuajse asnjë cent në xhep, bashkatdhetarët i kishin bërë ofertën fitimprurëse: për të bërë detyrën e korrierit të drogës drejt qytetit Friedrichshafen, buzë liqenit Bodensee.
Gjyqtarët nuk i kishin besuar “rrëfimit të bukur” të studentit, sipas të cilit ai vetëm nga halli “kishte rrëshqitur” në rolin e korrierit të drogës. Po ashtu, sipas tyre, nuk ishte e besueshme që kjo të ketë qenë hera e parë që ai të ketë bërë punën e korrierit. “Është shumë pak e besueshme që një korrieri në udhëtimin e tij të parë t`i besohet menjëherë një sasi kaq e madhe droge, pra 9 kilogramë”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












