Shkurt.ch
5 vjet e 9 muaj burg kosovarit, për fajde, dhunë e kërcënim
Për 16 muaj rresht e kishte kërcënuar, rrahur dhe shantazhuar një portugez, pronar kafeje në qarkun e katërt të Cyrihut, të cilit i kishte dhënë borgj me fajde dhe ai nuk kishte mundur t`ia kthente
Pesë vjet e nëntë muaj burg i ka shqiptuar Gjykata e Qarkut në Cyrih një shqiptari të Kosovës për veprat penale si shantazhim i rëndë, fajde dhe delikte të ndryshme me drogë e me armë. Duke i cilësuar si «mafioze» veprimet e tij, trupi gjykues i ka dhënë bodigardit 26 vjeçar një dënim dukshëm më të lartë se që e ka kërkuar prokurori. Ai kishte konsideruar se katër vjet e gjysmë burg është masa adekuate për veprat penale qe ka kryer kosovari.
I dënuari tashmë ka mbajtur 419 ditë burg, të cilat i llogariten në kohëzgjatjen e përgjithshme.
I dënuari, nga fillimi i vitit 2013 ai për 16 muaj rresht e kishte kërcënuar, rrahur dhe shantazhuar një portugez, pronar kafeje në qarkun e katërt të Cyrihut, të cilit i kishte dhënë borgj me fajde dhe ai nuk kishte mundur t`ia kthente, shkruan 20minuten.ch. Viktima ishte frikësuar aq shumë sa që po kërkonte para hua te familjarët, miqtë dhe në vendin e punës, për të kënaqur fajdexhiun e tij të pangopur.
Më në fund nga vjeshta e vitit 2014 portugezi mböedh guximin dhe e denoncon kosovarin në polici. Deri atëherë ai i kishte paguar atij plot 121 mijë franga. I denoncuari fillimisht kishte bërë një pranim sipërfaqësor të veprës por pastaj, gjatë seancës gjyqësore ishte tërhequr nga shumica e akuzave. Mirëpo duket se e gjithë kjo nuk i ka shërbyer fare. Ai krahas dënimit me burg duhet t`i paguajë viktimës 115.900 franga si dëmshpërblim dhe 9000 franga në emër të zhdëmtimit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













