Lajme
Hamburg: 5 shqiptarët po punonin “në të zezë”, firma nuk pranon përgjegjësinë
Punëtorët që humbën jetën në aksident ishin të gjithë shqiptarë – por njëri prej tyre qe identifikuar si shtetas italian në kartën e hyrjes në kantier
Sipas një raporti të mediave, pesë personat që vdiqën në aksidentin në HafenCity në Hamburg në fund të tetorit po punonin si punëtorë të paligjshëm në kantierin e ndërtimit Westfield. Kompania refuzon përgjegjësinë.
Kështu raporton revista “Spiegel”, duke ju referuar lejeve të ndërtimit nga investitori Unibail-Rodamco-Westfield (URW), transmeton albinfo.ch. Punëtorët që humbën jetën në aksident ishin të gjithë shqiptarë – por njëri prej tyre qe identifikuar si shtetas italian në kartën e hyrjes në kantier.
Një punëtor i dytë kishte prezantuar gjithashtu një emër të rremë. Familjarët raportuan se të dy punonin si punëtorë të paligjshëm në kantier me paga të ulëta pa sigurime shëndetësore apo shoqërore. Sipas raportit, edhe tre shqiptarët e tjerë ishin punëtorë të paligjshëm.
Një zëdhënës i URW ka hedhur poshtë çdo përgjegjësi nga ana e kompanisë, raporton “Spiegel”. Sipas tij, bëhet fjalë për punonjës të nënkontraktorëve të cilët janë zotuar të respektojnë të gjitha kriteret ligjore në kontratat e tyre me URW. Kompania e ndërtimit që ka dërguar punëtorët në kantier nuk i është përgjigjur pyetjes së revistës. Kompania nuk mund të gjendej në adresën e regjistruar në regjistrin tregtar ose në adresën e treguar në faqen e saj kryesore.
Sipas raportit të “Spiegel”, ka ende probleme serioze sigurie në kantier, përcjell albinfo.ch. Kjo del nga dokumentet e brendshme nga menaxhimi i kantierit, shkruan revista. Për shembull, disa javë më parë një objekt i rëndë ka rënë nga skela dhe për pak ka goditur një punonjës.
Në guaskën e madhe të kantierit të ndërtimit Überseequartier në HafenCity, skela që shtrihej në disa kate u shemb në një bosht ashensori në fund të tetorit, duke varrosur pesë punëtorë. Katër burra vdiqën menjëherë, i pesti u shpëtua fillimisht me lëndime të rrezikshme për jetën dhe u dërgua në spital, ku më pas vdiq.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











