Shkurt.ch
5 milionë franga si “ndihmë e shpejtë” për fshatin Bondo
55 ekonomive familjare të këtij fshati u janë ndarë nga 2.000 deri në 10.000 franga. Ndërkaq pjesa kryesore e ndihmave të dhuruara prej 5 milionë frangave do të rrjedhë gjatë viteve në vijim
Organizata humanitare zvicerane “Glückskette” ka grumbulluar 5 milionë franga si ndihmë e parë për banorët e fshatit Bondo, të goditur nga rrëshqitjet e dheut. Organizatorët thonë se aksioni për ndihmën e menjëhershme tashmë është përmbyllur.
55 ekonomive familjare të këtij fshati u janë ndarë nga 2.000 deri në 10.000 franga. Ndërkaq pjesa kryesore e ndihmave të dhuruara prej 5 milionë frangave do të rrjedhë gjatë viteve në vijim pë të mbuluar shpenzimet që do të mbeten pa u mbuluar pas rindërtimit të shtëpive dhe ndërtesave tjera të dëmtuara në fshat.
Siç është shkruar gjerësisht edhe në albinfo.ch, më 23 gusht ka pasur një rrëshqitje të madhe shkëmbinjsh nga maja Piz Cengalo, mbi fshatin Bondo. Me atë rast kishin rënë rreth 3 milionë metra kubikë masë shkëmbi e dheu. Ajo masë qe grumbulluar në një luginë, ku, duke u përzier me ujë kishte vërshuar deri në fshatin Bondo. Rrëshqitje të tjera shkëmbi e dheu janë regjistruar edhe më vonë në këtë regjion.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











