Lajme
5 mendime të bukura, për të filluar një javë të mbarë
Lamë pas fundjavën të mbushur me energji, ndërkohë që sot na zgjoi alarmi për të na kujtuar të hënën, një ditë pune dhe fillim jave, transmeton albinfo.ch.
Çdokujt mund t’i ndodhë që rrethohet nga probleme të ndryshme dhe stresi që dominon nga mëngjesi në darkë.
Megjithatë, ju meritoni pak doza optimizmi dhe për ju kemi sjellë 5 mendime që duhet t’ia rikutjoni vetes këtë fillim jave për t’iu ngritur disi humorin dhe të rrisni motivimin.
Duhet theksuar se asnjëherë mos harroni që një ditë e bukur fillon thjesht duke pasur mendime të bukura. Një ndryshim në perspektivën tonë është gjithçka që na nevojitet në jetë.
Ji mirënjohës
Është e kuptueshme që mund të na zërë melankolia e së hënës, por ndaloje atë. Është fakt tashmë që njerëzit nuk kënaqen me asgjë, por shih përreth. Shikoni shtëpinë tuaj, jetën tuaj, miqtë dhe familjen. Pra, bëni një listë të gjërave që ju keni në jetë dhe jini mirënjohës, pasi ka gjithmonë diçka në jetë për të qenë mirënjohës.
Gjeni një arsye
Pse shkoni në punë, në shkollë apo diku tjetër? Të gjithë kemi arsye për të shkuar në punë çdo ditë, qoftë kjo për të ndërtuar një karrierë të suksesshme ose dhe thjesht për të fituar para, për të pasur një fundjavë të mrekullueshme dhe për të plotësuar nevojat tuaja. Qëndroni gjithmonë optimist.
Nëse ju do të doni jetën, jeta juaj do t’ju dojë gjithashtu
Gjithmonë mbajeni parasysh thënien e famshme të Arthur Rubinstein. Trego dashuri dhe ajo sigurisht që do të kthehet mbrapsht.
Mos ëndërro për të ardhmen, por përqendrohu tek e tashmja
Kjo shprehje e Buddha nuk mund të zërë vend më shumë se kurrë, përveçse në fillim jave për të na motivuar. Në vend që të bëhemi negativë, duke menduar me keqardhje se sa e bukur ishte fundjava apo të planfikojmë fundjavën tjetër, ndaloni së bëri këtë. Merrni vetëm energjitë e bukura që ju dhuroi fundjava për të nisur një javë të mbarë. Fokusohuni tek ajo çfarë jeni, duke bërë tani dhe mos krahasoni ditët e bukura që lamë pas dhe ditët e tjera që na presim.
Mënyra se si do të filloni ditën, tregon dhe se si do ta përfundoni atë
Pse duhet të keni një fytyrë të ngrysur dhe të trishtuar që të hënën në mëngjes, kur mund të bëheni personi më energjik dhe pozitiv, duke e ditur se po punoni për qëllimin tuaj për të ecur përpara në jetë?! Pse jo të frymëzoni dhe të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë? Provojeni këtë gjë dhe keni për të parë që do të ndryshojë jo vetëm gjendjen, ditën tënde, por edhe të njerëzve që ju rrethojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













