Shkurt.ch
5 centë amerikanë shiten për 3.1 milionë dollarë
Koleksionisti George Walton e ka blerë në vitin 1941 për 3.700 dollarë. Në vitin 1962 ai vdiq në një fatkeqësi ajrore dhe në rrënojat është gjetur edhe monedha, e cila i është dorëzuar familjes së tij
Një prej monedhave të rralla dhe shumë të kërkuara në SHBA, pesë centë amerikanë, të njohur si „Liberty Head“ që ishin në qarkullim në vitin 1913, është shitur në një ankand në Çikago për 3.1 milionë dollarë, ka bërë të ditur agjencia UPI. Kjo monedhë është vlerësuar sidomos nga koleksionerët numizmatikë, sepse deri më tani dihet se ekzistojnë vetëm pesë kopje. Monedha pesëcentëshe ishte riprodhuar paligjshëm në vitin 1913, por së shpejti pasi ishin vënë në qarkullim, ishte ndërprerë edhe zyrtarisht prodhimi i tyre.
Monedha „Liberty Head“ ka një histori të pazakontë. Koleksionisti George Walton nga Karolina e Veriut e ka blerë në vitin 1941 për 3.700 dollarë. Në vitin 1962 ai vdiq në një fatkeqësi ajrore dhe me të në rrënojat është gjetur edhe monedha e çmuar, e cila së bashku me veprat e tij i është dorëzuar familjes së tij.
Trashëgimtarët e Walton-it nuk i kanë dhënë shumë rëndësi mbledhjes së monedhave dhe medaljeve për 40 vjet, të cilat i kishte mbuluar pluhuri, për aq kohë sa pronarët e rinj zbuluan se Shoqata Amerikane Numizmatike (American Numismatic Association) po kërkon monedha të rralla, për të cilat ofron një milion dollarë.
Megjithatë, pronarët aktualë nuk kanë shpejtuar për të shitur monedhën e çmuar. Kështu, monedha shumë e kërkuar „Liberty Head”„ është shitur në një ankand të organizuar të enjten nga një shtëpi ankandesh „Heritage“ në Çikago në bashkëpunim me Jeff Garrett dhe Larry Lee. Të dy pronarët e rinj thonë se kanë bërë një marrëveshje të mirë. “Ajo është monedhë e mirë që mund të blihet me një çmim të tillë”, thotë Garrett.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










