Kosova
46,015 votues jashtë Kosovës të regjistruar online për votim me postë në zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 29 gusht 2025 ka përfunduar afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025, raporton albinfo.ch.
Gjatë periudhës nga 23 korriku deri më 29 gusht 2025, përmes platformës elektronike të KQZ-së për diasporën, janë pranuar 56,778 aplikime për regjistrim për votim me postë. Nga këto, 46,015 janë aprovuar, ndërsa 10,094 janë refuzuar. Të dhënat përfundimtare do të publikohen në javën e parë të shtatorit, gjatë certifikimit të Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025.
Vetëm shtetasit e Kosovës që janë regjistruar gjatë kësaj periudhe 38-ditore do të mund të votojnë me postë nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.
KQZ nënvizon se është detyrim ligjor që votuesit e regjistruar për votim jashtë vendit të hiqen nga Lista e Votuesve brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve. Pra, një shtetas që voton nga jashtë Kosovës nuk do të gjendet në listën e brendshme të votuesve.
Ndërkaq, qytetarët që jetojnë jashtë vendit, por nuk janë regjistruar për votim me postë, do të jenë të përfshirë në Listën e Votuesve brenda Kosovës dhe mund të kontrollojnë adresën e Qendrës së Votimit përmes platformës së KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org , raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










