Lajme
46 viktima në vit nga ecjet në malet zvicerane
Pavarësisht një kulmi prej 68 vdekjesh në vitin 2020, rreziku i aksidenteve fatale gjatë ecjes në natyrë nuk është rritur vitet e fundit
Sipas gazetave “Le Matin Dimanche” dhe “SonntagsZeitung”, mesatarisht 46 persona vdesin çdo vit në Zvicër gjatë ecjes në natyrë dhe pjesëmarrjes në aktivitete alpine. Gazetat citojnë me këtë rast të dhëna nga Klubi Alpin Zviceran (SAC) dhe Instituti Federal Zviceran për Parandalimin e Aksidenteve (BFU).
Pavarësisht një kulmi prej 68 vdekjesh në vitin 2020, rreziku i aksidenteve fatale gjatë ecjes në natyrë nuk është rritur vitet e fundit, transmeton albinfo.ch. Luhatjet mund të shpjegohen kryesisht nga kushtet e motit.
Deri tani, viktimat më të shumta janë në Zvicrën Qendrore, e ndjekur nga Valisi dhe Berner Oberland. Kjo për shkak të rajoneve të njohura të ecjes në natyrë si Mythen, ku nëntëmbëdhjetë persona kanë vdekur që nga viti 2012, dhe Mali Pilatus, i cili shtrihet përgjatë kantoneve të Lucernës, Obwalden dhe Nidwalden.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












