CH-Ballkani
450 pompa ilegale në Kosovë
Nga 900 pika të shitjes së derivateve në Kosovë, vetëm 454 janë të licencuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI)
Jo zyrtarisht bëhet e ditur se në Kosovë janë të ndërtuara më shumë se 900 pika të shitjes së derivateve, por vetëm 454 prej tyre janë të licencuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ndërkaq pjesa tjetër llogaritet të jenë ilegale.
Visar Bajraktari, udhëheqës i divizionit për rregullimin e tregut të naftës, në MTI, tha për gazetën „Zëri“ se në Kosovë janë të licencuara 454 pika të shitjes së karburanteve të naftës, të cilat aktualisht veprojnë në territorin e Kosovës.
Sipas tij, disa prej tyre janë në procedurë ose të ripërsëritjes së licencës, meqë licenca është valide për periudhë dyvjeçare.
Ai tha se i numri i licencave ka trend stabil, që nënkupton se disa mbyllen e disa hapen.
Zyrtarë nga MTI-ja kanë bërë të ditur se gjatë këtij viti rreth 15 pronarë të pikave të shitjes se derivateve kanë lajmëruar MTI-në se për një kohë e kanë pushuar veprimtarinë e tyre.
Mirëpo, në anën tjetër, sipas burimeve të gazetës Zëri bëhet e ditur se numri i pikave ilegale të shitjes se derivateve ilegale është më i madh se i atyre që funksionojnë dhe operojnë legalisht.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovë, Nazmi Bytyqi, tha se nuk ka të dhëna zyrtare te pikave të shitjes se derivateve në gjithë territorin e vendit. Sipas tij, këto të dhëna i ka vetëm MTI-ja.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











