Kosova
43 gra shtatzëna u prekën nga COVID-19 në Kosovë
43 gra shtatzënë e që janë infektuar me COVID-19 janë trajtuar gjatë këtyre gjashtë muajve në Klinikën e Gjinekologjisë së QKUK-së. Nga to, 29 kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre.
Por, për fat të mirë, asnjë foshnjë e porsalindur nuk është infektuar me koronavirus. Këto të dhëna i ka dhënë për Express drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, dr. Jakup Ismaili.
Ai ka bërë të ditur se në nga muaji janar deri në shtator kanë lindur mbi 6 mijë e 500 fëmijë vetëm në këtë klinikë.
“Nga janari deri në qershor janë 4371 lindje, prej tyre 1575 me prerje cezariane. Në korrik 871 lindje, 297 prej tyre cezariane, në gusht 726 lindje prej tyre 268 cezariane, ndërsa në shtator deri më tani janë 478 lindje dhe prej tyre 179 cezariane”, ka deklaruar Ismajli.
Ai ka shtuar se 43 lindje janë kryer te nënat që kanë qenë të prekura me Covid-19, prej të cilave 11 kanë qenë lindje spontane.
Ismajli ka bërë të ditur po ashtu se gjatë pandemisë në këtë klinikë kanë qenë të prekur gjithsej 40 anëtarë të stafit mjekësor, 10 mjekë dhe 30 mami me Covid-19.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














