Shkurt.ch
42 vjet nget veturën pa patentë shoferi
60 vjeçari që po voziste prej moshës së tij 18 vjeçare, nuk kishte pasur kurrë patentë shoferi
Që të mos ketë dilema, që në fillim: çudia nuk ka ndodhur në ndonjë vend të botës së tretë apo në Ballkan, siç mund të pritej. Kjo gjë ka ndodhur në Zvicër!
Një burrë 60 vjeçar, zviceran, shkon në stacionin policor, në Sursee të Lucernit për të paraqitur rastin e vjedhjes që i ishte bërë. Por, policët e vërejnë se ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe para se t`ia qajnë hallin e vjedhjes, ia bëjnë matjen e alkoolit në gjak. 1.79 promilë ishte rezultati i testit, një dozë kjo shumë e lartë për ata që duan të ngasin automjetin.
Për këtë arsye policët vendosin t`ia marrin në vend patentë shoferin, njoftohet në një komunikatë për medie të Prokurorisë së përgjithshme të Lucernit.
Por këtu i pret ata befasia e madhe. Ata nuk kanë çfarë t`i marrin shoferit të alkoolizuar: 60 vjeçari që po voziste prej moshës së tij 18 vjeçare, nuk kishte pasur kurrë patentë shoferi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













