Lajme
400 pasagjerë të bllokuar në një tren në tunel pranë Vjenës
Rreth 400 pasagjerë të një treni të shpejtësisë së lartë ICE u bllokuan për më shumë se gjashtë orë në një tunel pranë Vjenës të shtunën, pas një defekti teknik që shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe ndaloi funksionimin e kondicionerëve, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Treni Intercity Express i Deutsche Bahn, që po udhëtonte nga kryeqyteti austriak drejt Hamburgut, u ndal rreth orës 13:30 në një tunel vetëm pak minuta pasi ishte nisur nga stacioni i Vjenës. Ndërprerja e energjisë i la pasagjerët jo vetëm pa ajër të kondicionuar në vapën përvëluese, por edhe pjesërisht në errësirë.
Operacioni për evakuimin e pasagjerëve, i cili u drejtua nga hekurudhat austriake ÖBB, përfshiu rreth 100 punonjës të emergjencës dhe përfundoi rreth orës 20:00. Disa pasagjerë u transferuan fillimisht në një tren zëvendësues brenda tunelit, por një pjesë e tyre vendosën të largoheshin në këmbë përmes tunelit, gjë që shtyu edhe më shumë kohën e ndërhyrjes.
Për arsye sigurie, autoritetet ndërprenë sërish furnizimin me energji elektrike në tunel, duke pamundësuar lëvizjen e trenit zëvendësues dhe detyruar evakuimin e plotë përmes daljeve të emergjencës. Pasagjerët u kthyen në Vjenë me autobusë.
Dy persona u trajtuan në vendngjarje për shqetësime të lehta, por nuk pati të lënduar që kërkonin shtrimin në spital, njoftoi agjencia austriake e lajmeve APA.
Një zëdhënës i Deutsche Bahn konfirmoi se problemi ishte teknik, por theksoi se segmenti ku ndodhi defekti operohet nga ÖBB. Ndërkohë, ÖBB paralajmëroi për vonesa të mëtejshme në trenat ndërkombëtarë që nisen nga ose kalojnë nëpër Vjenë, teksa ekipi teknik po sigurohet që asnjë pasagjer të mos ketë mbetur në tunel, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











