Bota
40 të vdekur e mbi 20 të plagosur në dy sulme në xhami në Zelandën e Re
40 të vdekur e mbi 20 të plagosur rëndë janë viktimat e të shtënave në dy xhami të Christchurch-it, në Zelandën e Re.
Tre burra dhe një grua janë ndaluar nga policia, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe të dyshuar të tjerë në arrati. Sulmin vetë agresorët e kanë shfaqur në internet me livestream.
Një prej të prangosurve është shtetas Australian. Kryeministri i Australisë Scott Morrison e përshkroi këtë individ si një terrorist tejet të dhunshëm të ekstremit të djathtë.
Nga vendngjarja nuk ka ende shume detaje; situata është ende në zhvillim. Burime policore pohuan se janë gjetur edhe në numër eksplozivash të lidhur pas disa makinave, por shpërthimi i tyre është dalluar në kohë. Pas atij që po përshkruhet si akt i paprecedente dhune, xhamitë në qytet janë këshilluar të mbyllen përkohësisht, përcjell albinfo.ch.
Policë të armatosur janë parë të rrethojnë dhe një gjimnaz të qytetit. Raportet ne media tregojnë se ekstremisti Australian kishte lënë shënime ku shpjegonte qëllimet e tij e parashtronte ideologjinë e vet anti-emigracionit.
Shumë prej viktimave mund të kenë ardhur si refugjatë këtu. Ata zgjodhën Zelandën e Re si atdheun e tyre dhe kjo është shtëpia e tyre. ata janë ne.
Por sulmuesi që e kreu këtë akt dhune nuk është deklaroi kryeministrja Xhasinda Ardern.
https://www.youtube.com/watch?v=swk6Xb6exjw
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











