Shkurt.ch

4 të arrestuar për zjarrvënie në banesën e shqiptarëve

Zjarrvënia nuk mund të karakterizohet me motiv të urrejtjes ndaj të huajve thotë policia

Katër të rinj janë arrestuar pasi dyshohen për vënie të qëllimshme të zjarrit në një ndërtesë ku banojnë disa familje shqiptare në Hopsten, Münsterland, bën të ditur policia përmes një komunikate të lëshuar sot.

Sipas policisë, një i ri 20 vjeçar, pjesëtar i këtij grupi ka hedhur të premten që shkoi një lëndë djegëse në shtëpinë e përmendur në Hopsten të qarkut të Erfurtit. Si pasojë, një dyshek në ballkonin e njërës nga banesat ka marrë flakë. Banorët e shtëpisë për fat kanë arritur ta hedhin shpejtë dyshekun në rrugë dhe ta shuajnë zjarrin.

“Sipas gjendjes së tashme të informatave, zjarrvënia nuk mund të karakterizohet me motiv të urrejtjes ndaj të huajve, por veç tjerash ajo mund të jetë pasojë e zënkave në mes të personave të caktuar”, ka thënë një zëdhënës i policisë. Të dyshuarit, tre prej tyre të mitur, pasi kanë pranuar veprën, janë lënë të lirë, shkruan weltonline.de.