Shkurt.ch

Orari për 4 orë më i gjatë, pagat e njëjta, shkak: frangu i fortë!

Shefi i kompanisë, “Georg Fischer”, Yves Serra ka deklaruar se vendimi është marrë në marrëveshje me përfaqësuesit e personelit

Paralajmërimet dhe kërcënimet se si pasojë e forcimit të frangut do të ketë shkurtime të vendeve të punës ose zgjatje të orarit të punës, kanë filluar të realizohen. Punëtorët e koncernit industrial Georg Fischer në Shaffhausen do të detyrohen të punojnë me orar të zgjatur, gjegjësisht nga katër orë në javë më gjatë se deri më tash. Kjo zgjatje e orarit fillon menjëherë dhe nënkuptohet, pa rritje të pagave.

Udhëheqja e koncernit bën me dije se shkak i gjithë kësaj është forcimi i vlerës së frangut, shkruan srf.ch. Për fillim kjo masë vlen vetëm për vendet e punës që koncerni i ka në Zvicër dhe për periudhën kohore deri në fund të vitit.

Shefi i kompanisë, “Georg Fischer”, Yves Serra  ka deklaruar se vendimi është marrë në marrëveshje me përfaqësuesit e personelit.

“Marrëveshja na mundëson të shtojmë produktivitetin dhe të promovojmë edhe më tutje aftësinë konkurruese  të aktiviteteve tona në Zvicër.

Grund für die Massnahme sei die Aufwertung des Schweizer Frankens, teilt der Konzern mit. Die Arbeitszeitverlängerung gilt vorerst für alle Schweizer Standorte bis Ende Jahr. Sie sei zusammen mit den Personalvertretungen beschlossen worden, so Georg Fischer.