Bota
38% të amerikanëve refuzojnë birrën Corona për shkak të koronavirusit!
Rezultati i sondazhit: 38 për qind e amerikanëve që konsumojnë birra, në asnjë rrethanë nuk do të blinin birrën me emrin Corona
Edhe pse, përveç emrit, nuk ka asnjë lidhje midis birrës së njohur “Corona” dhe Coronavirusit, ky detaj duket të ketë dëmtuar seriozisht këtë markë të birrës ndër konsumuesit e saj amerikanë
Agjencia Publike e për Marrëdhënie me Publikun ka bërë një sondazh telefonik disa ditë më parë, shrkuan 20minuten.ch. Ajo ka pyetur 737 amerikanë të birrës në fjalë, të gjithë mbi moshën 21 vjeç. Sondazhi kishte për qëllim të mësonte mendimin e tyre për markën meksikane të birrës Corona.
Rezultati: 38 për qind e amerikanëve që konsumojnë birra, në asnjë rrethanë nuk do të blinin birrën me emrin Corona, transmeton albinfo.ch. Vetëm 4 për qind e atyre që zakonisht pinë këtë tip birre, kanë thënë se do ta ndërpresin konsumimin e saj. Ndërsa 14 për qind të atyre që pinë birrë Corona nuk do ta porositnin më birrën në një vend publik.
16 për qind ishin të hutuar lidhur me atë nëse birra Corona ka lidhje me Coronavirusin.
“Nuk ka dyshim se birra Corona po pëson dëm nga koronavirusi, përcjell albinfo.ch. Mund ta imagjinoni të shkoni në një bar dhe të thoni: “Hej, a mund të kem një Corona?” Ose “Më jep një Corona”, thotüe Ronn Torossian, themeluesi dhe CEO agjencisë së përmendur.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











